Del në shitje versioni i rrallë i BMW-së

Auto

Del në shitje versioni i rrallë i BMW-së

Më: 9 janar 2022 Në ora: 16:02
BMW Seria 3 E30

Në shitje është një nga versionet më të rralla të gjeneratës BMW Seria 3 E30.

Kopja konkrete mban numrin rendor 39 dhe u kthye në Gjermani nga Japonia.

Është në gjendje perfekte dhe po t'i shtojmë edhe faktin se janë prodhuar vetëm 67 kopje, çmimi më i lartë nuk duhet të jetë çudi.

Pronari kërkon 67 mijë euro për këtë veturë vërtet të veçantë.

Është e vështirë të vlerësohet nëse kjo është një shumë realiste, që edhe sot, pas 170 mijë kilometrave të kaluara, shkon në 225 km/orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat