Porsche 911 Carrera RS i vitit 1972 kushton 1.35 milion dollarë

Auto

Porsche 911 Carrera RS i vitit 1972 kushton 1.35 milion dollarë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Ka pak modele Porsche që kanë arritur një status kaq të lartë si 911 Carrera RS 2.7, dhe një kopje vërtet fantastike shitet në Culver City, Kaliforni.

Është një veturë që erdhi në jetë pasi Porsche vendosi të hyjë në kategorinë FIA Group 4 GT / Special Sports Car me një veturë garash të bazuar në 911 S. Për të përmbushur kërkesat e homologimit, kompanisë iu desh të prodhonte 500 vetura për të arritur tek modeli Carrera RS 2.7.

Vetura u prezantua në Motor Show në Paris në 1972 në versionet Touring dhe Sports, dhe të gjitha kopjet u shitën shumë shpejt. Si rezultat, Porsche prodhoi më shumë njësi dhe 1,525 vetura u shitën deri në fund të prodhimit. Nga ky total, kishte 200 kopje të M471 Lightweight, ndërsa 1,308 kopje të M472 Touring u prodhuan. Megjithatë, vetëm 17 kopje të modelit RSH si ai në foto kanë dalë nga linja e prodhimit dhe njihet edhe si modeli i homologimit.

Vetura ndryshoi disa pronarë dhe ndërkohë që ishte në pronësi të koleksionistit Mark Heininge në mesin e viteve 1980, u bë një restaurim i plotë.

Heininge zbuloi se pronari i mëparshëm kishte instaluar parafango më të gjerë, por këto nuk ishin pjesë origjinale. Parakolpët e përparmë u modifikuan më vonë, dhe ata të pasmë të fabrikës u instaluan për ta kthyer veturën në gjendjen e saj origjinale.

Makina ka qenë në ndërtim gjatë dekadave të fundit dhe në vitin 2016 janë zëvendësuar tensionuesit, sistemi i shkarkimit, shasia dhe komponentët e ndryshëm të motorit, por sipas specifikimeve të fabrikës.

Vetura fuqizohet nga një motor 2.7 litërsh atmosferik me 6 cilindra që zhvillon 210 kuaj/fuqi dhe 266 Nm çift rrotullues. Nuk thuhet se deri ku ka shkuar makina, por për këtë çmimi është 1.35 milion dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat