Vidhen kabllot e mbushësve në stacionin e Tesla-s për karikimin e makinave elektrike

Auto

Vidhen kabllot e mbushësve në stacionin e Tesla-s për karikimin e makinave elektrike

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Tesla ishte cak i një plaçkitjeje që rezultoi në mbylljen e një stacioni të ri Supercharger, pasi të gjitha kabllot në tetë mbushës u shkëputën.

Sipas medieve të huaja, prodhuesi i automjeteve aktualisht po punon për të trefishuar madhësinë e rrjetit të tij Supercharger gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Rrjeti aktualisht po rritet me një ritëm rekord.

Tesla u rrit nga 23,277 Superchargers në 2,564 stacione në fund të vitit 2020 në 31,498 Superchargers në 3,476 stacione në fund të vitit 2021.

Kompania Tesla po hap çdo ditë disa stacione të reja.

Një nga ato stacione të reja është ai V3 Supercharger me tetë mbushës në Oakhurst, Kaliforni.

Megjithatë, kur anëtarët e forumit Tesla Motors Club donin ta vizitonin stacionin e ri, ata zbuluan se mbushësve iu munguan kabllot e karikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat