Nisin hetimet për milionerin çek, pasi voziti 417 km/h në Gjermani

Auto

Nisin hetimet për milionerin çek, pasi voziti 417 km/h në Gjermani

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Prokurorët gjermanë po hetojnë një milioner çek, që dyshohet se ka vozitur përgjatë një autostrade me shpejtësi deri në 417 km/h.

Radim Passer akuzohet se ka mbajtur një garë të paligjshme motorike në autostradën A2 midis Berlinit dhe Hannoverit në korrik të vitit 2021, shkruan Euronews.

Shoferi i automjetit “Bugatti Chiron” kishte regjistruar incidentin dhe kishte postuar një video në YouTube në fillim të këtij viti, duke gjeneruar kritika të gjera në Gjermani.

Milioneri 58-vjeçar ka vozitur “me shpejtësi të papërshtatshme, duke mos respektuar rregullat e trafikut dhe në mënyrë të pakujdesshme, për të arritur shpejtësinë maksimale të mundshme”, thanë prokurorët.

Çeku mund të përballet me një dënim prej dy vjet burg ose një gjobë të konsiderueshme parash nëse shpallet fajtor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat