Land Rover Defender bëhet me motor elektrik të Tesla

Auto

Land Rover Defender bëhet me motor elektrik të Tesla

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Kompania E.C.D. Automotive Design nga Florida është e njohur për modifikimin e Land Rover Defender, kurse tani kanë sjellë një të tillë me motor elektrik.

Automotive Design deri më tani ka realizuar versione të ndryshme të Defender, duke bërë kombinime nga një “old school” në një veturë moderne për terrene malore me motor V8.

E kësaj radhe nuk ka motor V8 nën kapa, pasi që Defender është pajisur me një elektrik.

Fjala është për dy Defender me të njëjtin motor, që në vend të atyre SUS, kanë marrë një elektrik nga Tesla që prodhon 450 kuaj-fuqi dhe kanë bateri prej 100 kWh.

Megjithatë, kjo fuqi akoma bartet në të katër rrotat sepse fjalë është për Defender.

Vetura për terren malore shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 5 sekonda, e me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 354 kilometra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat