Një prototip i Mini Electric të ri është parë duke iu nënshtruar testeve dimërore

Auto

Një prototip i Mini Electric të ri është parë duke iu nënshtruar testeve dimërore

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një prototip i Mini Electric të ri është parë duke iu nënshtruar testeve dimërore në Evropën veriore përpara një lansimi që pritet të ndodhë në vitin 2023.

Sipas mediave të huaja, vetura u fotografua në borë me një maskë, si dhe një etiketë ‘veturë testuese elektrike’ në të dy anët dhe në pjesën e pasme.

Pavarësisht kamuflazhit, forma e Mini është e qartë për t’u parë dhe prototipi u shfaq me një pjesë të përparme të mbuluar.

Dritat e rinovuara të makinës, një tipar përcaktues i rivalit të Fiat 500, vazhdojnë të lënë të kuptohet për një rifreskim të gjerë vizual për modelin.

Modeli i shumëpritur tërësisht elektrik do të ndërtohet në Kinë në një platformë të re, të dedikuar si pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët me Great Wall Motors.

Ai do të lansohet së bashku me një variant benzine të ndërtuar në Oksford.

Mini thotë se makinat me “motorë me benzinë dhe naftë shumë efikase” do të vazhdojnë t’u shërbejnë “grupeve dhe rajoneve” që nuk janë gati të kalojnë në motorët me energji elektrike të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat