Gjiganti i makinave ndan 1 milion euro për Ukrainën

Auto

Gjiganti i makinave ndan 1 milion euro për Ukrainën

Më: 4 mars 2022 Në ora: 23:50
Porsche

Prodhuesi gjigant i makinave luksoze “Porsche”, ka ndarë një milion euro për Ukrainën.

Këto para janë të dedikuara si ndihmë emergjente për qytetarët e prekur nga kriza humanitare, që është përkeqësuar me shpejtësi ditëve të fundit.

Paratë do t’i dorëzohen UNHCR-së.

“Jemi thellë të pikëlluar nga ngjarjet në Ukrainë. Shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe nuk kanë bërë asnjë faj. Po ashtu, do të japim kontribute dhe do të mbështesim edhe organizatat që po ndihmojnë popullatën në terren”, ka thënë CEO i Porsche, Oliver Blume.

Deri tani, qindra organizata e korporata të mëdha biznesore u kanë dalë ndihmë qytetarëve të Ukrainës, me mbështetje financiare dhe me tërheqje të aktiviteteve të tyre nga shteti rus, si masë ndëshkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat