Vetura më e shtrenjtë në histori të Japonisë

Auto

Vetura më e shtrenjtë në histori të Japonisë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Vetura më e shtrenjtë japoneze në histori u bë kopja e parë e prodhuar e modelit 2000GT të Toyotas. Është Toyota 2000GT e parë me numër serik dhe një nga tre që Shelby ka përgatitur për garat SCCA C.

Kjo veturë kishte gjithçka që duhej për të thyer rekordin e ankandit dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Edhe pse u vlerësua të kushtonte nga 2,75 deri në 3,5 milionë dollarë, pronari i ri la mënjanë 2,535,000 dollarë, por edhe kjo ishte e mjaftueshme për ta bërë Toyota 2000GT veturën më të shtrenjtë japoneze të shitur në ankand.

Kjo veturë kapërceu rekordin e mëparshëm prej 2.1 milionë dollarësh të vendosur për Toyota Supra (2020) si dhe për Lexus LC 500 Convertible (2021) i cili u shit për 2 milionë dollarë.

Në mesin e dhjetë veturave më të shtrenjta japoneze janë gjashtë modele 2000GT.

Toyota lansoi 2000GT në vitet 1960 për të përmirësuar imazhin e saj, i fuqizuar nga një motor 2.0-litërsh me 6 cilindra bi turbo, i zhvilluar në bashkëpunim me Yamaha, i cili jepte 150 kf. Ai peshonte më pak se 1134 kilogramë dhe përshpejtoi nga 0 në 100 km/h në rreth 10 sekonda.

Sidoqoftë, kjo Toyota-Shelby 2000GT jep 210 kuaj/fuqi, ka tre karburatorë të dyfishtë, një transmetim manual me pesë shpejtësi, një diferencial me rrëshqitje të kufizuar.

Toyota e përdori veturën për qëllime promovuese dhe më pas shasia MF10-10001 iu nënshtrua përmirësimeve të shumta falë punës së inxhinierëve Shelby dhe Toyota për ta bërë gati për garat SCCA.

Janë instaluar një sistem i dyfishtë shkarkimi, amortizues KONI të rregullueshëm, një ftohës diferencial dhe një kuti marshi të stilit Ferrari. Një restaurim i plotë është bërë gjatë viteve tetëdhjetë për të rikthyer kombinimin historik të ngjyrës së bardhë dhe blu metalike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat