Hankook zbulon linjën e parë të gomave të dizajnuara për makina elektrike

Auto

Hankook zbulon linjën e parë të gomave të dizajnuara për makina elektrike

Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Hankook njoftoi se do të lansojë një linjë të re gomash nën emrin “iON” të krijuar posaçërisht për automjetet elektrike.

Gomat që thuhet se do të vijnë këtë vit, fillimisht do të jenë të disponueshme në tri modele.

Ato do të ofrohen në madhësi që variojnë nga 18-22 inç dhe, në Evropë, goma verore Hankook Ventus iON S do të jetë e disponueshme që nga maji.

Nga shtatori, blerësit do të kenë akses në gomën Hankook Winter i*cept iON.

Ndërkohë, amerikanët do të kenë gomën Hankook Ventus iON A për të gjitha sezonet dhe më shumë produkte do të jenë të disponueshme në të ardhmen.

“Me prezantimin e kësaj familjeje të re të gomave iON, kompania jonë po merr në konsideratë gjithnjë e më shumë kërkesën në rritje të shpejtë për automjete elektrike dhe nevojën shoqëruese për goma të përshtatshme”, ka thënë Sooil Lee, president dhe CEO i Hankook Tire&Technology.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat