Makina elektrike e Polestar me çmimin më të mirë vjen në SHBA

Auto

Makina elektrike e Polestar me çmimin më të mirë vjen në SHBA

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Prodhuesi suedez i automjeteve elektrike Polestar po sjell në SHBA modelin e tij më të përballueshëm për nga çmimi.

Sipas medieve të huaja, Polestar 2 me rreze të gjatë dhe me një motor mund të mos ketë aq performancë sa varianti me dy motorë, por sigurisht që do të jetë më i qasshëm.

Më parë, vetura me një motor ishte e disponueshme vetëm për para-porosi në SHBA. Duke filluar nga kjo javë, do të fillojnë edhe dërgesat e këtij varianti.

Polestar 2 me një motor të vetëm fillon nga 45,900 dollarë, krahasuar me 51,200 dollarë për versionin me dy motorë. Polestar thotë se çmimi mund të bjerë në 33,400 dollarë pas stimujve të kualifikuar federalë dhe shtetërorë. (Kredia federale e taksës së automjeteve elektrike është 7,500 dollarë, derisa disa shtete, si New Jersey, ofrojnë deri në 5,000 dollarë stimuj shtesë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat