Volkswagen pranon sfidën e Tesla, do të prodhojë veturën për vetëm 10 orë

Auto

Volkswagen pranon sfidën e Tesla, do të prodhojë veturën për vetëm 10 orë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman Volkswagen është pranë përfundimit të ndërtimit të fabrikës revolucionare Triniti.

Volkswagen prej javësh nuk është deklaruar për asgjë – për faktin se dëshiron të mbyll disa projekte siç është ndërtimi i fabrikës së veturave elektrike Triniti që kap vlerën e dy miliardë eurove, për të cilën shpresojnë që do të ndihmojë të ketë një avantazh ndaj Tesla – rivalit të tyre që ka filluar prodhimin në fabrikën e re në Berlin.

Në atë fabrikë Tesla mund të prodhoj modelin Y për vetëm dhjetë orë, derisa Volkswagenit për prodhimin e veturës elektrike ID.3, i nevojitet tri herë më shumë kohë.

Volkswagen tani po kërkon ta shkurtojë këtë kohë të prodhimit duke e bërë këtë të mundur në fabrikën e re Triniti, që do të duhej të fillonte punën më 2026.

“Qëllimi jonë është i qartë: duam të vëmë standarde të reja në prodhimin tonë. Nëse arrijmë ta prodhojmë veturën në afat rekord prej 10 orëve, kemi arritur diçka të madhe”, ka thënë shefi i njësisë së prodhimit të Volkswagen, Christian Volmer gjatë një interviste dhënë për Reuters.

E deri Teslas i nevojiten 1o orë për prodhimin e modelit Y, Volkswagen i nevojiten akoma 30 orë. E për rritjen e kapaciteteve prodhuese për VW janë rritur shumë së fundmi kërkesat në Gjermani, kjo për shkak të hapjes së fabrikës se re të Tesla që konsiderohet rivali kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat