Musk thotë se Tesla do të fillojë prodhimin e “robotaksi” në vitin 2024

Auto

Musk thotë se Tesla do të fillojë prodhimin e “robotaksi” në vitin 2024

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Shefi i Tesla-s, Elon Musk është rikthyer me një tjetër deklaratë të guximshme.

Duke folur gjatë një takimi për fitimet e tremujorit të parë të Tesla-s të mërkurën mbrëma, Musk pohoi se Tesla do të fillojë prodhimin vëllimor të një “robotaksi” deri në vitin 2024.

Ky automjet, tha ai, nuk do të pajisjet me timon ose pedale dhe në vend të kësaj do të vozitet vetë duke përdorur softuerin Full Self-Driving të Tesla-s, që është ende në testim beta.

Musk tha se qëllimi i robotaksit është të arrijë koston më të ulët për milje për një automjet të ngjashëm me taksi dhe deklaroi se Tesla projekton që një udhëtim në robotaksi të saj do të kushtojë më pak se një tarifë e subvencionuar e autobusit ose metrosë publike.

Musk nuk komentoi nëse robotaksi do të dalë në shitje për publikun ose të punësohej nga Tesla për një shërbim të dedikuar transporti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat