Aventadori i fundit shitet për 1.6 milion dollarë

Auto

Aventadori i fundit shitet për 1.6 milion dollarë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Lamborghini i fundit Aventador Coupe që akoma nuk ka dalë nga shiriti prodhues i fabrikës në Sant’Agata Bologneseu, tashmë është shitur në ankand.

Edhe pse vetura akoma nuk është vendosur në rrota, kjo nuk e ndali interesimin e pasanikëve të ofrojnë para dhe oferta marramendëse për Aventador LP 780-4 Ultimae. Ajo më e larta ishte prej 1.603.125 dollarë.

Ky çmim nuk përfshin vetëm veturën, pasi që Lamborghini i është futur edhe botës së NFT-së. Në bashkëpunim me artistët Kriston Kim dhe Steven Aokije nga INVNT GROUP, është krijuar një NFT unik.

Përveç veturës dhe NFT-së, blerësi i Aventaorit të fundit do të marr tretmane të ndryshme VIP nga Lamborghini. Vetura do të prodhohet këtë vit, e blerësit do t’i dërgohet në dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat