Një Buick GNX i vitit 1987 me rreth 14 mijë kilometra të kaluara ishte fshehur në një hambar për 35 vjet

Auto

Një Buick GNX i vitit 1987 me rreth 14 mijë kilometra të kaluara ishte fshehur në një hambar për 35 vjet

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Buick GNX ishte makina ndër më interesantet e prodhimit amerikan që mund të blinit në Amerikën e Veriut në vitin 1987.

Dhe këto makina edhe tash dalin shpesh në shitje, shpesh duke treguar pak shenja përdorimi dhe duke shfaqur nën 10,000 milje (16,100 km) në orën e kilometrave të tyre.

Por kjo makinë është diçka tjetër.

Makina numër 414 nga një prodhim total prej vetëm 547 veturash ka përshkuar vetëm nëntë milje (15 km) që nga viti 1987.

Me sa duket ajo ishte parkuar nga pronari i tij fillestar në vitin 1987 dhe nuk u përdor kurrë.

Fotot që shoqërojnë të dhënat nuk janë të shkëlqyera, por janë interesante sepse tregojnë makinën në gjendjen e saj, në një garazh dhe të mbuluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat