Lamborghini Diablo VT shitet për gati 400 mijë dollarë

Auto

Lamborghini Diablo VT shitet për gati 400 mijë dollarë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Me ndërprerjen e prodhimit të Lamborghini Aventador janë rritur çmimet e modeleve me motorë V12, lëre më të modeleve më të vjetra të Lamborghini si Diablo, të cilat shiten për gati 400 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për një Diablo VT të prodhuar në vitin 1994, një nga vetëm 150 kopjet që dolën nga fabrika dhe që kishte përshkuar vetëm 1300 kilometra.

Versioni VT i Diablo u shfaq fillimisht në vitin 1993 dhe kishte hyrje të ndryshme, hapje anësore më moderne dhe më të mëdha, si dhe shenja VT. Në 1995, u shfaq një roadster.

Vetura në foto fuqizohet nga një motor V12 5.7 litërsh që i ka rrënjët në modelet Miura dhe Countach.

Motori është çiftuar me një transmision manual me pesë shpejtësi, dhe fuqia transmetohet vetëm në rrotat e pasme. Vetura ka rrota OZ 17 inç me një dizajn të njohur nga dekada.

Është me të vërtetë një pjesë muzeale që ka gjithçka që duhet të ketë një Lamborghini V12.

Çmimet e Diablo janë vazhdimisht në rritje, kjo kopje shitet për 399,226 dollarë dhe e njëjta situatë është edhe me modelin Murcielago, i cili është gjithnjë e më i kërkuar dhe i shtrenjtë në treg.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat