​Çmimet e veturave të përdorura: 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman

Auto

​Çmimet e veturave të përdorura: 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman

Më: 12 maj 2022 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Ndërsa automjetet e përdorura kushtonin mesatarisht 21.793 euro në mars 2021, në mars 2022 mesatarja u rrit në 26.817 euro. Makina deri në 20 vjeç me një kilometrazh maksimal deri në 200.000 kilometra u analizuan.

Edhe pse çmimet janë duke u përmirësuar minimalisht, nuk duhet pritur një ndryshim i trendit, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

Ekskluzivisht për Focusonline, motori më i madh gjerman i kërkimit për tregun e makinave të përdorura Mobile.de ka përzgjedhur 10 modele në të cilat rritja e çmimit është më e theksuar.

Krahasimi është bërë ndërmjet marsit 2021 dhe marsit 2022.

Rritja mesatare e çmimeve të të gjitha makinave të përdorura të listuara në Mobile.de gjatë kësaj periudhe ishte 23.1 për qind, dhe interesant është se numri i reklamave ra me 24.3 për qind. Kjo tregon se tregu i makinave të përdorura po zbrazet dalëngadalë.

Këto janë dhjetë modelet me rritjen më të lartë të çmimeve:

1) Volkswagen Polo

Çmimi mesatar për një Polo të përdorur (motor benzine) është rritur me 38 për qind brenda një viti. Në mars 2021, një makinë e vogël qyteti ishte në dispozicion për një mesatare prej 10.105 euro, dhe aktualisht është mesatarisht 13.941 euro.

2) Volkswagen Golf

Çmimet u rritën me 31 për qind. Një Golf i përdorur me naftë kushton sot mesatarisht 20.018 euro - pothuajse po aq sa Golf 8 i ri me motor benzine (20.395 euro).

3) Volkswagen Touran

Çmimi mesatar i Touran në një vit u rrit me 24 për qind në 21.653 euro.

4) Audi A6

Numri i Audi A6-ve të përdorura në njoftime ra me rreth 21 për qind gjatë vitit dhe çmimet u rritën me 24.5 për qind në një mesatare prej 36.000 euro.

5) Mercedes S Class

Mercedes S-Class po bëhet edhe më i rrallë në reklama, është ulur oferta e dizelit (minus 38 për qind), për të cilin kërkohen mesatarisht 72.622 euro (rritje prej 11.4 për qind).

6) Mercedes G Class

Me një rritje çmimi prej 38 për qind - shuma mesatare për një G-Class të përdorur është 166.689 euro.

7) Fiat 500

Çmimet e vogëlushit italian janë rritur me 18.8 për qind – që do të thotë se duhet të lini mënjanë mesatarisht mbi 13,400 euro për versionin me benzinë.

8) Mini Cooper

Mini është mesatarisht 21.3 për qind më i shtrenjtë, oferta është ulur për 11 për qind, ndërsa çmimi mesatar është 15.789 euro.

9) Toyota Prius

Një makinë e përballueshme si Toyota Prius duhet të jetë një magnet për klientët për momentin. Sipas portalit Mobile.de, çmimi mesatar është rritur me “vetëm” 13.6 për qind.

10) Tesla Model 3

Çmimet e makinës elektrike më të kërkuar në treg janë befasuese. Edhe pse ne prisnim rritje të lartë, çmimi mesatar i Tesla Model 3 u rrit me vetëm 6.3 për qind në 48.721 euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat