Kinezët duan të “klonojnë” Minin klasik dhe ta shesin me motor elektrik

Auto

Kinezët duan të “klonojnë” Minin klasik dhe ta shesin me motor elektrik

Më: 21 maj 2022 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Në Kinë është hapur një kompani e ri e cila është fokusuar në prodhimin e veturave elektrike, e në plan ka edhe “klonimin” e Minit klasik

Car News China ka publikuar “renderët” e veturës kompakte elektrike, që kompania Beijing Estech Technology dëshiron ta prodhojë dhe t’i vë motor elektrik.

Besohet se kjo kompani ka përkrahjen financiare të kompanive IAT Automobile Technology dhe Karlman King.

Detaje për Minin e klonuar klasik nuk ka përveç disa “renderëve”, ku shihet vetura klasike me drita të rrumbullakëta dhe me mbrojtës të kromuar.

Këta “renderë” tregojnë se vetura e parë elektrike e kësaj kompanie do të jetë mjeti motorik me dy dyer, i bazuar në Mini ku brenda do të ketë hapësirë të mjaftueshme për katër persona.

Specifikat teknike të modelit tani për tani mbeten të panjohura, por raportohet se bateria do të vendoset në pjesën e poshtme dhe se vetura do të bëjë tërheqje me rrotat e përparme. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat