Lamborghini Vision GT e bërë nga druri – një nga më mbresëlënësit që kemi parë

Auto

Lamborghini Vision GT e bërë nga druri – një nga më mbresëlënësit që kemi parë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Disa prej kopjeve të supermakinave të ndërtuara në shtëpi vijnë nga Azia Juglindore dhe ky krijim i veçantë është një nga më mbresëlënësit që kemi parë.

Dhe kësaj radhe bëhet fjalë për njeriun i cili më parë krijoi kopje të mini Lamborghini Sian, Bugatti Centodieci dhe Ferrari 250 GTO nga druri.

Por së fundmi ai vendosi të ndërtojë një kopje Lamborghini V12 GT Vision Gran Turismo për djalin e tij të vogël.

V12 GT Vision Gran Turismo është një nga makinat koncept më të çuditshme të prezantuara nga Lamborghini në dekadën e kaluar, kështu që kopjimi i pamjes së tij jashtë kësaj bote nuk është padyshim një detyrë e lehtë.

Për të nisur projektin, ndërtuesi i talentuar filloi duke ndërtuar një kornizë të thjeshtë çeliku për makinën, duke e “plotësuar” me të gjithë përbërësit e nevojshëm, për ta bërë atë funksionale.

Gjithashtu ai thuhet se kishte vendosur një motor elektrik të vogël.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat