Elon Musk thotë se nuk do ketë prodhim të veturave Tesla në Indi

Auto

Elon Musk thotë se nuk do ketë prodhim të veturave Tesla në Indi

Më: 30 maj 2022 Në ora: 14:27
Elon Musk

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha se kompania e tij nuk do prodhojë vetura në Indi në qoftë se vendi nuk i lejon shitjet dhe servisimin e veturave elektrike.

Kur u pyet nga një përdorues i Twitter gjatë së premtes se a do të ndërtojë në të ardhmen ndonjë fabrikë për prodhimin e Tesla-s në Indi, Musk tha se kjo nuk do të mund të ndodhë nën ligjet aktuale të vendit.

“Tesla nuk do ndërtojë fabrika për prodhim të veturave në asnjë vend i cili nuk na lejon të shesim dhe servisojmë ato”, shkroi Musk në Twitter.

Ekipi që u angazha Musk në Indi që nga viti i kaluar, u urdhërua që të fokusohen në tregjet më të mëdha të Lindjes së Mesme dhe rajonit të Paqësorit Aziatik.

Komentet e Musk vijnë pasi qeveria indiane ende nuk e ka pranuar kërkesën që të zvogëlojnë taksat e importit të veturave të markës Tesla.

Liderët e qeverisë indiane kanë bërë kërkesa të shumta ndaj Musk për ta hapur fabrikën Tesla në Indi, por asnjëra nga ato kërkesë nuk u pranua nga ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat