Bëhuni gati për aventura me kamionçinën e Izusu, në të cilën mund edhe të përgatisni ushqim

Auto

Bëhuni gati për aventura me kamionçinën e Izusu, në të cilën mund edhe të përgatisni ushqim

Më: 30 maj 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Dëshironi të bëni aventura në një kamionçinë të madhe, e cila brenda saj ka gjithçka, përfshirë këtu edhe të gjitha pajisjet e kuzhinës?

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka kompania japoneze Izusu, e cila e sjell versionin special të saj më të ri të Kamionçinave D-Max Arctic AT35, veturë e cila u shfaq këtë javë në Panairin e Veturave Komerciale në Birmingham.

Kjo veturë e krijuar nga ekipi britanik i Izusu me emrin Basecamp, është e bazuar në modelin bazë AT35, doli në shitje këtë muaj me çmimin fillestar prej rreth 56 mijë euro.

Kjo veturë përfshin: një tendë në çati, stufë me gaz, lavaman të palosshëm, një vend të sigurt për vendosjen e bombolës së gazit, dhe “kazanët” për ujë dhe naftë.

Ajo ofron mundësinë për tërheqje me peshë deri në 3.5 ton, hapësirën për ngarkesë si dhe gomat e saj edhe për terrenet me baltë.

Tenda me peshë jo të madhe në të cilën mund të ngjitesh nga shkallët e instaluara në veturë, ka një dritare nga e cila dielli futet brenda gjatë ditës, dhe e cila ta ofron një pamje të bukur të yjeve gjatë natës, brenda saj ka edhe një hartë të botës e cila e zgjon shpirtin tuaj të aventurierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat