Polestar zbulon dizajnin e SUV-it të parë

Auto

Polestar zbulon dizajnin e SUV-it të parë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Para pandemisë së COVID-19, problemeve në zinxhirin furnizues dhe konfliktet ndërkombëtare në botë, ishte paralajmëruar që në vitin 2021 do të arrinte vetura e re elektrike e Polestar, por kompani vetëm tani e ka zbuluar dizajnin e këtij mjeti motorik.

Duke marrë parasysh faktin se është inspiruar në konceptin Precept, fjala është për një SUV e jo limuzinë siç ishte përfolur.

Ndërkohë kemi pasur rastin ta shohim veturën e kamufluar, e tani Polestar e ka zbuluar plotësisht SUV-in e parë të quajtur Polestar 3.

Përveç pamjeve të para se dizajnit, nga Polestar kanë ofruar edhe informacionet që versioni serik do ta ketë premierën në tetor.

Hyrja në treg të SUV-ve është shumë i rëndësishëm për çdo prodhues, e duke marrë parasysh se gjithçka po shkohet drejt autonomisë, Polestar 3 do të jetë i gatshëm për një gjë të tillë.

“Polestar 3 me kalimin e kohës do të ofrojë vozitjen autonome në autostrada bazuar në sensorët LIDAR nga kompania Luminar si dhe kompjuterin e centralizuar NVIDIA”, është thënë në kumtesën e kësaj kompanie.

Vetura e re elektrike do të vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë, si dhe do të ketë bateri të madhe që me vetëm një mbushje mund të përshkoj deri në 600 kilometra.

Kompania suedeze nuk synon të ndalet me kaq, pasi çdo tri vite në treg planifikon të plasojë modele të reja. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat