Nissan Navara-R, vetura që prodhon 1.000 kuaj-fuqi

Auto

Nissan Navara-R, vetura që prodhon 1.000 kuaj-fuqi

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:28
Navara

Navara sigurisht se do të jetë një prej modeleve të fundit të Nissan, që do të modifikohen. Projekti që zgjati dy vite rezultoi me modelin Navara R, që ka një motor të modifikuar nga Nissan GT-R.

Bëhet fjalë për Navara-R unik që tani ka një karroceri më të gjerë të kompanisë Sterling Automotive, që përfshin mbrojtësit anësorë.

Kjo veturë është veshur me folje të kompanisë Fleet Livery Solutions Ltg, e aty janë edhe fellnet tërheqëse 20-inç nga BBS, kështu që këtë Navaro nuk mund ta ndërrojë askush me një model standard.

Nën kapak ka motorin e modifikuar VR38DETT nga Nissan GT-R. Është një motor V6 twin-turbo 4.1 litërsh që prodhon hiq më pak se 1.000 kuaj-fuqi.

Kjo fuqi motorike bartet në të katër rrotat falë ndërruesit të modifikuar të kompanisë Dodson Motorsport. Për ta pasur një veturë të tillë në garazh duhet ndarë 308 mijë dollarë.

Image
Navara
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat