Izraeli fillon me testimin e mjetit të ri robotik dedikuar për luftime të ashpra

Auto

Izraeli fillon me testimin e mjetit të ri robotik dedikuar për luftime të ashpra

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka testuar armën e re laserike që quhet Iron Beam, dhe tani kjo ministri ka njoftuar se ka filluar me testimin e mjetit të ri robotik i dedikuar për luftime të ashpra që po zhvillohet në bashkëpunim me disa kompani izraelite, shkruan Times of Israel.

Vetura e blinduar quhet Medium Robotic Combat Vehicle (M-RCV). Ky mjet motorik është autonom por që kur bëhet fjalë për armët, kontrollohet nga njeriu dhe është i përshtatshëm për të gjitha terrenet.

Kjo armë e re fillimisht ishte prezantuar në panairin Eurosatory që u mbajt në Paris, ku brenda saj ka të integruar teknologjinë më bashkëkohore.

Ka predha anti-tank dhe sistemin për transportimin dhe uljen e dronëve. Gjithashtu transporton pesha të rënda dhe është një mjet shumë lehtë i manovrueshëm.

Shumë kompani kanë bashkuar forcat për prodhimin e kësaj arme. Në M-RCV ka mitraloz 30 milimetra që u dizajnuar nga APC, dhe është vëzhguar nga afër nga ushtarakët izraelit.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet M-RCV duke operuar në terrene të ndryshme, me një fjalë nuk ka terren që konsiderohet si pengesë për këtë mjet motorik.

Kjo nuk është hera e parë që Izraeli prodhon dhe përdor robotët gjysmë autonom, në veçanti në Rripin e Gazës. Në qershor të vitit të kaluar, ky komb zhvilloi makinerinë robotike gjysmë-autonome të pajisur me mitraloz 7.62 milimetra që mund të operoj 24 orë në ditë – shtatë ditë në javë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat