Ford sjell Ranger Raptorin e ri me motorin e fuqishëm V6

Auto

Ford sjell Ranger Raptorin e ri me motorin e fuqishëm V6

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Versioni më i ri i kamionçinës, Ford Ranger Raptor ka zëvendësuar motorin e tij turbo dizel 2.0 litërsh me një motor më të fuqishëm V6 3.0 litërsh me naftë, dhe i është futur një ridizajnimi të madh të ndikuar nga F-150 Raptor i tregut Amerikan.

Është i gatshëm për porosi dhe fillon me çmim prej 66,615 eurove, është versioni i parë i gjeneratës së katërt të Ranger që del në shitje në Evropë, e dërgesat e para do të fillojnë të bëhen nga fundi i verës.

Ndërsa versioni standard i kamionçinave të Ford i cili u bë publik në vitin 2021, do të dal në treg në fund të këtij viti.

Motori i ri 3.0 litërsh V6 vjen me 284 kuaj fuqi. Edhe pse Fordi ende nuk ka publikuar numrat e saktë të performancave të veturës, Raptor i ri pritet që me lehtësi ta kalojë versionin e kaluar të saj, version të cilit i nevojiteshin 10.1 sekonda që të arrijë shpejtësi prej 100KmH.

Ndërkohë edhe motori aktual turbo dizel 2.0 litërsh do të jetë i qasshëm për Raptor nga viti i ardhshëm.

Sistemi anti-ngecje sikurse si ai që përdoret edhe në super makinat Ford GT dhe Ford Focus ST, i mban motorët në rrotullim për tre sekonda pas ngritjes, duke i mundësuar shoferit që të rikthej fuqinë e veturës në mënyrë më të shpejtë, si për shembull pas daljes nga kthesa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat