BMW i3 Sedan dhe Touring pritet të prodhohen në Meksikë

Auto

BMW i3 Sedan dhe Touring pritet të prodhohen në Meksikë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Pas një dekade në linjën e prodhimit, BMW i3 siç e dimë zyrtarisht më nuk do të prodhohet.

Prodhimi i automjetit të parë tërësisht elektrik të kësaj kompanie përfundon gjatë muajit tjetër, por ka një numër të veturave të reja elektrike nga Bavaria që momentalisht janë në zhvillim e sipër që vijnë si përgjigje e kërkesave për vetura me bateri nga klientët anembanë botës.

Në mesin e këtyre modeleve të reja është edhe i3 i ri që do të bëhet pasardhësi i Serisë 3 me zero emetim, përcjell Telegrafi.

Bimmerpost duket se është në dijeni se i3 i ri në modelet sedan dhe karavan do të prodhohet në Meksikë duke filluar nga viti 2027.

Nga Motor1 thonë se nuk e dinë ende burimin e këtij informacioni, por sipas një forumi të entuziastëve të BMW, Seria 3 e modelit elektrik për tregun e Amerikës Veriore do të montohet në fabrikën e BMW Group në San Luis Potosi të Meksikës. Ndërsa për tregun evropian prodhimi do të bëhet në Debrecen të Hungarisë.

Por çfarë është edhe më interesante, këto thashetheme sugjerojnë se SHBA-të ose edhe Kanadaja do ta kenë versionin me çati të gjatë të modelit të ri i3, atëherë kur modeli i ri të arrijë tregun e këtyre vendeve gjatë kësaj dekade.

Përderisa ende nuk mund të konfirmohet asgjë gjatë kësaj faze të hershme, Seria 3 e veturave elektrike do të futet në linjat e montimit në Meksikë me dy versione – emërtimi i brendshëm NA0 është për modelin sedan të i3, ndërsa NA1 për modelin i3 karavan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat