Ish-shefi i divizionit të makinave sportive të Nissan bëhet drejtori i ri ekzekutiv i Caterham

Auto

Ish-shefi i divizionit të makinave sportive të Nissan bëhet drejtori i ri ekzekutiv i Caterham

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:27
Bob Laishley

Ish-shefi i divizionit të makinave sportive të Nissan, Bob Laishley, u bë drejtor ekzekutiv i Caterham Cars, duke zëvendësuar Graham Macdonald, i cili po pensionohet pas 15 viteve që ishte pjesë i Caterham, 10 nga të cilat e kreu detyrën e shefit ekzekutiv.

Ngritja e Laishley në detyrë si kreu i kompanisë, vjen vetëm një vit pasi u bë pjesë e bordit si zyrtar kryesor strategjik pas blerjes së Caterham nga grupi japonez i shitjes me pakicë VT Holdings.

Para kësaj, Laishley për gjashtë vite ishte udhëheqës i divizionit të veturave sportive të Nissan Nismo, dhe si mbikëqyrës i linjave të modeleve Nissan 370Z dhe Nissan GT-R.

Ndryshimi në menaxhim vije pas vitit më të suksesshëm në shitje të Caterham, ku pati ngritje të shitjeve prej 41 për qind në krahasim me nivelin e para pandemisë, ku 670 variante të Caterham Seven dolën në shitje nga fabrika në Dartford të Kent.

Laishley për Autocar tha: “Dua që të falendërojë Graham në emër të të gjithëve në Caterham për punën e tij që ai e ka bërë këto 15 vitet e fundit”.

“Ai po largohet nga firma duke e lënë atë në një pozicion të favorshëm pas vitit tonë më të suksesshëm të shitjeve, dhe kërkesën rekorde për modelin Seven”, deklaroi Laishley. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat