Studimi i ri tregon sa mund të kurseni derivate nëse vozitni më ngadalë

Auto

Studimi i ri tregon sa mund të kurseni derivate nëse vozitni më ngadalë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Ngritja enorme e çmimit të derivateve ka detyruar shumë shoferë të ndryshojnë shprehitë e tyre të vozitjes – e madje edhe t’i ndërrojnë veturat dhe të kalojnë në ato që shpenzojnë më pak dhe njihen si vetura më ekonomike.

Në Shtetet e Bashkuara mesatarja e shpenzimit të një familje është rreth 340 litra derivate mujore, që i bie se shpenzimi i tyre mujor është dyfishuar.

E rritja e kostos ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga vozitja e shpejtë, e madje edhe nga veturat me fuqi të madhe motorike, për faktin se janë bërë të papërballueshme për shumëkënd.

Zyra amerikane për efiçencën e energjisë dhe burime e energjisë së ripërtërishme, ka publikuar rezultat e një studimi mbi ndikimin që mund ta kenë veturat në shpenzim kur bëhet fjalë te vozitja me shpejtësi të madhe.

Aty janë përfshirë të gjitha llojet e mjeteve motorike, nga motoçikleta e deri të SUV-ët. Me rritjen e shpejtësisë nga 80 kilometra në 96, shpenzimi rritet për 12.4 për qind, e nëse rrisni shpejtësinë nga 113 në 129 kilometra në orë, shpenzimi rritet për 15.4 për qind.

Kjo do të thotë se sa më pak që shtypen pedalet e gazit, mund të kurseni një litër derivat në 100 kilometra. Pra të gjithë ata që nuk e kanë problem të arrijnë në destinacion me pak vonesë, mund të aplikojnë një vozitje më të ngadaltë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat