Ferrari F8 Tributo zhvillon 850 kuaj/fuqi

Auto

Ferrari F8 Tributo zhvillon 850 kuaj/fuqi

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Megjithëse motori V8 që fuqizon Ferrari F8 Tributo konsiderohet si një nga më të mirët e prodhuar në 20 vitet e fundit, akorduesi gjerman Keyvany ka vendosur të shfrytëzojë potencialin e tij dhe të nxjerrë akoma më shumë fuqi.

F8 Tributo fuqizohet nga një motor V8 3.9 litrash, i cili sipas specifikimeve të fabrikës zhvillon 710 kuaj/fuqi dhe 770 Nm çift rrotullues, por pas trajtimit Keyvany jep 850 kuaj/fuqi dhe 922 Nm çift rrotullues.

Akorduesi përgatiti një sistem të ri shkarkimi dhe rimodeloi njësinë ECU për të çliruar fuqinë shtesë të motorit V8.

Falë këtyre përmirësimeve, F8 Tributo tani përshpejton nga 0 në 100 km/h në 2,8 sekonda (më parë 2,9 sekonda).

Shpejtësia maksimale është 351 km/h krahasuar me atë “standarde” 340 km/h.

Ferrari mori gjithashtu pjesë karboni, duke përfshirë pragjet e dyerve, strehët e pasqyrave anësore, difuzorin e pasmë, spoilerin dhe më shumë, dhe qëllimi ishte rritja e forcës.

Gjithashtu, ka rrota të reja aliazhi 21/22 inç, dhe pjesa e brendshme është e dekoruar me fibër karboni dhe lëkurë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat