Mercedes-AMG GT Coupe 2023 teston motorin V8 në Alpet zvicerane

Auto

Mercedes-AMG GT Coupe 2023 teston motorin V8 në Alpet zvicerane

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Një Mercedes-AMG GT Coupe i vitit 2023 i kamufluar u pa duke u testuar në alpe teksa përgatitet për debutimin e produktit final.

Gjenerata e dytë e këtij modeli ka një zbrazëtirë të madhe për të mbushur pas suksesit të madh që gjenerata e parë e pati, pasi ishte ajo që e vendosi këtë model në hartën e veturave sportive.

Me një platformë të re dhe sisteme të përmirësuara të fuqisë, është emocionuese që të presësh dhe të shohësh se çfarë ka fshehur Mercedes-AMG GT Coupe 2023 nën pamjen e jashtme të kamufluar.

Motor1 shkruan se presin që së shpejti ta shohin drejtpërdrejtë produktin final të Mercedes-AMG GT Coupe 2023, kur kompania Mercedes-AMG ta finalizojë veturën e saj sportive më të fundit. Ata thonë se këtë veturë presin që ta shohin jo më larg se dimri i vitit 2022.

Mercedes-AMG GT Coupe 2023 i ri pritet t’u ofrojë klientëve një veturë sportive me një çati fikse për të plotësuar një SL Roadster të hapur, i cili është më shumë është ndërtuar për rahati se sa për performancës.

Mercedes-AMG GT Coupe 2023 i ri i kapur në këtë video “spiune” tingëllon sikur është fuqizuar nga një motor V8 me 4.0 litërsh me dy turbo.

Nga ueb-faqja Motor1 shkruajnë se ata gjithashtu presin një linjë të mundshme pasuse të Mercedes-AMG GT43 dhe një model hibrid të nivelit të lartë që do të ndjekë GT 63 SE Performance Coupe me 4 dyer. Në GT 63 SE Performance 4, ky sistem hibrid është i pajisur 831 kuaj fuqi dhe 1,400 Njuton-metra fuqi rrotulluese. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat