Skoda Enyaq e shndërruar në një veturë për kamp

Auto

Skoda Enyaq e shndërruar në një veturë për kamp

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Dega e Skoda në Mbretërinë e Bashkuar ka gjetur një mënyrë për të rritur më tej prakticitetin e Enyaq duke e kthyer SUV-in elektrik në një veturë për piknik.

Baza për projektin ishte versioni më i fuqishëm me rrota të pasme, përkatësisht modeli Enyaq iV 80, i cili mori një tendë në çati. Kjo hapësirë shtesë arrihet me një shkallë dhe mund të flejë dy persona. Çadra mund të ngrihet dhe të hiqet në vetëm pak minuta dhe vjen me një ventilator diellor, ndriçim dhe rrjeta bagazhesh.

Dy persona të tjerë mund të flenë në krevatin që mund të tërhiqet mbi ulëset e pasme dhe korniza e atij shtrati mund të montohet në vetëm pak minuta, duke shfrytëzuar kështu vëllimin prej 1710 litrash.

Për të përmirësuar prakticitetin e automjetit elektrik, Skoda instaloi një kuti rrëshqitëse nga kompania çeke EGOE, e cila përmban një tenxhere me gaz dhe një lavaman me rubinet dhe një zorrë.

Pavarësisht kësaj kutie, ulëset e pasme mund të përdoren ende. Pjesë e paketës së përgjithshme është një karrige dhe tavolinë kampingu që paloset dhe shpaloset në sekonda, ashtu si blindat për privatësi të shtuar.

Enyaq iV 80 fuqizohet nga një motor elektrik që zhvillon 200 kuaj/fuqi dhe 310 Nm çift rrotullues, dhe një bateri me një kapacitet prej 82 kWh siguron një distancë deri në 544 km.

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 8,5 sekonda. Koncepti quhet FestEVal, dhe nuk ka plane për prodhim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat