Lazim Destani hap në Tetovë fabrikën për prodhimin e veturave elektrike

Auto

Lazim Destani hap në Tetovë fabrikën për prodhimin e veturave elektrike

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:04
Lazim Destani

Kompania në pronësi të miliarderit tetovar Lazim Destani, NEXT.E.GO MOBILE SE, të shtunën do të mbajë ceremoninë zyrtare për nisjen e investimit të ri, e që është hapja e fabrikës "e.Go" për prodhimin e veturave të vogla elektrike në Tetovë.

Kjo u konfirmua edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në seancën e saj të djeshme, bëri të ditur se ka aprovuar ndihmën shtetërore për realizimin e investimit për ndërtimin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.

“Automjetet elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Aachen, Gjermani në ZIZHT Tetovë do të hapë nga 3.000 deri në 4.000 vende të reja pune. Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike”, thanë nga Qeveria.

Fabrika do të jetë në lidhje me prodhimin e veturave elektrike të kompanisë më të re të familjes Destani që ka filluar si start up në Gjermani “Next.e.GO Mobile”. Kompania ka hapur filialin e saj para disa ditësh edhe në Tetovë në adresën ku gjendet kompania “Ecolog-International” në Tetovë.

“Next.e.GO Mobile” është kompani start up gjerman në pronësi të familjes Destani dhe prodhon vetura të vogla elektrike. Fabrikën e parë ajo e hapi në Greqi ndërsa modeli i parë u zbulua para disa muajsh në Berlin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat