Sa makina elektrike qarkullojnë nëpër Ballkan?

Auto

Sa makina elektrike qarkullojnë nëpër Ballkan?

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Makinat elektrik në Ballkan, nuk janë më të panjohura. Prezenca e tyre në komunikacionin rrugor rritet nga viti në vit. Në krahasim me automjetet të cilat funksionojnë me dizel apo benzinë, makinat elektrike përbëjnë një përqindje të vogël. Të dhënat statistikore flasin se trendi i shfrytëzimit të këtyre makinave nëpër Evropë nuk i ka ashkaluar kryeqendrat e Ballkanit Përëndimor, përfshirë edhe Kroacinë.


Emetimi i gazrave nga automjetet llogaritet të jetë njëri prej faktorëve kryesore për ndotjen e ajrit dhe mjedisit në përgjithësi. Kësisoj, makinat elektrike vlerësohet të jenë njëra prej zgjidhjeve për zvogëlimin e ajrit të ndotur në qytetet me dendësi të madhe të popullatës.

Kroacia, lidere e Ballkanit

Gjatë vitit 2021 në Kroaci, shitja e makinave elektrike është rritur për 150 për qind. Aktualisht nëpër rrugët e Kroacisë, qarkullojnë mbi 3 mijë makina elektrike. Statistikat zyrtare të Qendrës së Makinave në Kroaci, tregojnë se deri në fund të vitit 2021, në këtë shtet janë regjistruar 3054 automjete elektrike. Pjesa dërmuese e këtyre makinave janë shitur gjatë vitit 2021, gjegjësisht 1.436 automjete të reja elektrike.

Pavërsisht se pronarët e makinave elektrike pajisjet për karikim i kanë në shtëpitë e tyre, në rast të nevojë ata mund t’i shfrytëzojnë edhe karikuesti publik. Të tillë në Kroaci janë 400 stacione, me rreth një mijë lidhje. Njohësit e zhvillime rreth makinave elektrike, thonë se kjo shifër e karikuesve publik është mjaftueshme.

Mbi 2 mijë “makina të gjelbëra” në Shqipëri

Gjatë katër muajve të parë të këtij viti në Shqipëri janë regjistruar 158 makina elektrike, thonë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTR). Numri i përgjithshëm i makinave elektrike dhe atyre hibride (elektrik-dizel apo bezinë) në rrugët e Shqipërisë është mbi 2 mijë. Megjithëse numri total i automjeteve elektrike ka pasur një rritje të qëndrueshme për më shumë se gjysëm dekade, sipas DPSHTR-së, shumë kompani dhe konsumatorë individualë ende nuk janë të vetëdijshëm sesi makinat elektrike krahasohen me makinat tradicionale me karburant.

Viti 2024 kthesë për Serbinë

Nëpër rrugët e Serbisë, ku nga viti 2024 zytarisht do të filloj të prodhohet makina elektrike “Fiat Panda”, sipas të dhënave jo zyrtare lëvizin rreth 4 mijë makinat elektrike, përfshirë edhe ato hibride. Përdorimi më i madh i këtyre automjeteve për të cilët thuhet se e zvogëlojnë ndotjen e ajrit dhe e ruajnë mjedisin në përgjithësi, parashihet të ndodhë pas vitit 2024, kur në qytetin e Kragujevacit pritet të prodhohet makina e parë elektrike.

Vendime konkrete në BeH

Numri i makinave elektrike dhe hibride të importuara në Bosnje e Hercegovinë vitin e kaluar ishte më i lartë se në të gjitha vitet e mëparshme së bashku, thonë të dhënat nga Administrata e Taksave Indirekte e BeH. Në gjysmën e parë të këtij viti, në BeH janë importuar 22 makina elektrike dhe 319 vetura hibride.

Këshilli i Ministrave të BeH, me propozim të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, në fund të korrikut e miratoi Vendimin për pezullimin e përkohshëm dhe uljen e përkohshme të tarifave doganore për importin e makinave të reja elektrike dhe hibride deri më 31 dhjetor 2022.

"Deri në fund të vitit, vendimi anulon tarifën doganore për importin e makinave elektrike në BeH dhe ul ndjeshëm normën doganore për importin e makinave hibride nga 15 për qind në 5 për qind", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Mal i Zi dhe Kosova nuk dallojnë shumë

Diçka më shumë se 350 makina elektrike janë të regjistruar në Mal të Zi. Analizat e sektorit civil këtë në shtet flasin se Mali i Zi ende gjendet në fazën e hershmë të e-mobilitetit. Tejkalimi i sfidave në këtë sferë mendohet të bëhet me rritjen e bashkëpunimit mes sektorit civil, atij shtetëror dhe afaristëve.

Situatë e ngjashme mbizotron edhe në Kosovë. Veturat e hibride janë lloji i automjeteve që dimonojnë nëpër rrugët e Kosovës.

Prodhimi i makinave elektrike në Tetovë

Prezenca e automjeteve elektrike nuk është aq e theksuar as në Maqedoninë e Veriut. Bazuar në të dhënat e Entit Shtetërore të Statistikave, vetëm 128 automjete elektrike ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut. Disa prej komunave në Shkup, prej vitesh në parkun e automjeteve i kanë future makinat elektrike.

Me përjashtim të Serbisë, makinat e elektrike nga vitit 2024 është paralajmëruar se do të prodhohen edhe në qytetin e Tetovës, në Maqedoninë e Veriut. Investimi në vlerë prej 130 milionë euro vjen në kohë kur Evropa paralajmëroi se nga viti 2035 do të ndalojnë shitjen e makinave me motorë me lëndë djegëse fosile dhe do të riorientohen plotësisht në automjetet elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat