​Ish-vetura e Princeshës Diana u shit për 737 mijë funte

Auto

​Ish-vetura e Princeshës Diana u shit për 737 mijë funte

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:45
​Ish-vetura e Princeshës Diana

Vetura personale e princeshës së ndjerë Diana u shit sot për 737.000 funte (869.000 euro), dhe shitja u organizua në prag të 25-vjetorit të vdekjes së saj në Paris, njoftoi sot ankandi Silverstone.

Një Ford Escort RS Turbo i vitit 1985 iu shit një blerësi të paidentifikuar në Mançester.

Princesha britanike udhëtoi me veturën e saj nëpër Londër e vetme, por gjithmonë e shoqëruar nga një roje sigurie.

Shitja u mbajt katër ditë para 25-vjetorit të vdekjes së Dianës (36) në një aksident automobilistik në Paris.

Diana ishte gruaja e Princit Charles me të cilin ka djemtë princërit William dhe Harry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat