CEO i Bugatti dhe Rimac nuk sheh ‘asnjë zvogëlim’ të numrit të blerësve super të pasur

Auto

CEO i Bugatti dhe Rimac nuk sheh ‘asnjë zvogëlim’ të numrit të blerësve super të pasur

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Shefi i Bugatti Rimac thotë se kërkesa për automjetet me çmime të larta të këtij prodhuesi të automjeteve nuk tregon shenja uljeje.

Menjëherë pasi “u hoq velloja” e Bugatti W16 Mistral prej 5 milionë dollarësh, Mate Rimac tha se klientët e prodhuesit të makinave nuk tregojnë shenja të ngadalësimit të shpenzimeve të tyre, pavarësisht nga frika aktuale e recesionit.

“Ne nuk shohim ndonjë rënie për momentin, krejt e kundërta”, citohet të ketë thënë Rimac për CNBC.

“Me Bugatti-n, ne kemi shitur mirë në vitin 2025. Pra, edhe nëse (recesioni) është disa vite, ne do të dalim edhe më të fortë prej tij”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kërkesa për modele të reja Bugatti është evidente në faktin se të 99 shembujt e W16 Mistral u shitën në kohën kur u zbulua për publikun gjatë Javës së Makinave Monterey.

Rimac vuri në dukje se ishte “pak i befasuar” që u shit kaq shpejt, duke vënë në dukje se shumica e blerësve vijnë nga SHBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat