Musk i sigurt: Automjete autonome deri në fund të vitit 2022

Auto

Musk i sigurt: Automjete autonome deri në fund të vitit 2022

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Pronari i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se ka për qëllim që kompania e tij të zhvillojë teknologjinë, e cila do t’i lejonte një veture elektrike të lëvizë vetë gjatë vozitjes deri në fund të vitit, dhe se gjithçka mund të jetë në shitje në SHBA, ndoshta edhe në Evropë, në varësi të miratimit të organeve rregullatore.

“Dy teknologjitë në të cilat jam fokusuar, që po përpiqem t’i përfundoj para fundit të vitit, është të dërgojmë raketën tonë në orbitë dhe më pas të bëjmë vetura Tesla që mund të ngasin automatikisht”, tha Musk në një konferencë në Stavanger të Norvegjisë.

Ndër të tjera ai tha se synimi i tij është që në vitin 2025 të ketë sërish një njeri në Hënë.

I pyetur nëse Norvegjia duhet të vazhdojë shpimet për gaz dhe naftë, Musk tha se nevojiten disa eksplorime shtesë në këtë pikë.

“Një nga sfidat më të mëdha që bota është përballur ndonjëherë është tranzicioni drejt energjisë së qëndrueshme dhe një ekonomie të qëndrueshme. Do të duhen dekada për ta arritur këtë”, tha Musk.

Ndryshe, disa pronar Telsas në Norvegji, kanë hyrë në grevë urie për shkak të problemeve që po hasin me veturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat