BMW ka prodhuar automjetin e saj të 6,000,000 në SHBA

Auto

BMW ka prodhuar automjetin e saj të 6,000,000 në SHBA

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

BMW njoftoi sot se automjeti i 6,000,000 i prodhuar në fabrikën e saj Spartanburg në Karolinën e Jugut, ka dalë nga linja e prodhimit.

Arritja e rëndësishme vjen në 30-vjetorin e hapjes së impiantit të prodhimit, fabrika e parë dhe e vetme e montimit të markës në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Automjeti i 6,000,000 që do të mbahet nga BMW për koleksionin e saj historik është një Java Green Metallic X6 M që fuqizohet nga një V8 4.4 litra, me dy turbocharge, që prodhon 447 kW/608 PS.

Momenti historik vjen vjen vetëm dy vjet pasi uzina përfundoi punën në automjetin e saj të 5,000,000-të në qershor 2020.

Ai automjet, një BMW X5 M Competition, u pasua nga disa muaj rekorde të produktivitetit për fabrikën.

Në vitin 2021, ajo arriti të prodhojë më shumë se 1,500 automjete çdo ditë dhe 433,810 makina për të gjithë vitin.

Sot, fabrika ka një kapacitet prodhimi vjetor deri në 450,000 automjete dhe punëson më shumë se 11,000 njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat