Tesla tërheq mbi 40 mijë makina për shkak të defektit në drejtimin elektrik

Auto

Tesla tërheq mbi 40 mijë makina për shkak të defektit në drejtimin elektrik

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Kompania Tesla po tërheq mbi 40,000 makina në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm në drejtimin elektrik.

Prodhuesi i makinave elektrike të Elon Musk thotë se sistemi i asistencës së drejtimit me energji elektrike të automjeteve mund të dështojë në rrugë të vështira ose pas rënies në një gropë.

Telsa tha se më shumë se 97% e automjeteve të tërhequra kishin instaluar një përditësim që e kishte trajtuar tashmë problemin, raporton BBC.

Kjo kompani ka lëshuar 17 njoftime për tërheqje në vitin 2022, duke përfshirë 3.4 milionë automjete.

Në shtator, kompania tërhoqi edhe rreth 1.1 milion makina në SHBA sepse xhamat mund të mbylleshin shumë shpejt dhe t’ua zinin gishtërinjtë njerëzve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat