2023 Toyota Prius debuton në Evropë si plug-in hibrid me 220 kuaj fuqi

Auto

2023 Toyota Prius debuton në Evropë si plug-in hibrid me 220 kuaj fuqi

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Gjenerata e pestë e Toyota Prius ka debutuar në Evropë, raporton Motor1.

Siç bëhet e ditur, në Evropë, Priusi i ri është i disponueshëm vetëm si një hibrid plug-in.

Fuqia përfshin një motor 2.0- litërsh me katër cilindra me një fuqi totale të sistemit prej 220 kuaj fuqi. Ky është një përmirësim prej 99 kuajfuqi në krahasim me katër vazonë 1.8-litërshe me asistencë elektrike të automjetit aktual që prodhon 121 kuaj fuqi.

Priusi në Evropë ka një bateri prej 13.6 kilovat-orëshe, krahasuar me paketën 8.8 kWh nga modeli i mëparshëm.

Njësia është nën sediljet mbrapa. Njoftimi i Toyota thotë se diapazoni “është 50 për qind më i madh se gjenerata aktuale”. Kjo do të sugjeronte një distancë 94.15 kilometra duke gjykuar nga shifra aktuale 39 63 kilometra në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat