Tesla dëshiron që të importojë në SHBA makinat e veta elektrike të prodhuara në Kinë

Auto

Tesla dëshiron që të importojë në SHBA makinat e veta elektrike të prodhuara në Kinë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Me sa duket Tesla dëshiron që në SHBA t’i shesë veturat e saja elektrike të prodhuara në Kinë, sipas një raporti të ri që supozohet se e ka origjinën nga “dy persona me njohuri për planifikimin”, të cilët folën për Reuters në kushte anonimiteti.

Ofrimi i veturave elektrike të prodhuara në fabrikën e saj Gigafactory Shangai në SHBA do të ishte një lëvizje e re, por avantazhi i kostos thuhet se është mjaft i madh për të garantuar një plan të tillë.

Jo vetëm kaq, por fitimi u bë më i madh me kalimin e kohës, kjo për shkak se 1 yuan kinez është më i lirë kundrejt dollarit amerikan, e gjithashtu edhe për shkak të çmimeve më të ulëta të lëndëve të para në Kinë dhe rritjes së çmimeve të makinave të reja në SHBA. Modeli Y, për shembull, fillon me ekuivalentin e 47,324 eurove (49,344 dollarëve) në Kinë dhe 63,289 eurove (65,990 dollarëve) në SHBA, raporton Arena EV.

Gjithashtu ka një kërkesë më të ngadaltë nga konsumatorët kinezë për veturat elektrike të kompanisë, gjë që çliron kapacitetin e prodhimit që mund të përdoret për ndërtimin e makinave për tregun amerikan. Gigafactory Shanghai ka kapacitetin për të prodhuar 1.1 milionë makina në vit, më së shumti nga të gjitha fabrikat e Teslës.

Ajo prodhon makina që shiten në Kinë, si dhe në Evropë, Australi dhe Azinë Juglindore. E megjithatë, inventari i tij u rrit në tetor në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë.

Tesla ka studiuar nëse pjesët e prodhuara nga furnitorët e saj me bazë në Kinë përputhen me rregulloret në Amerikën e Veriut dhe nëse e bëjnë këtë, ne mund të shohim makina Model 3 dhe Model Y të prodhuara në Kinë në shitje në SHBA që nga viti i ardhshëm. Ato gjithashtu mund të eksportohen në Kanada.

Çuditërisht, Tesla nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por, për ajo që ia vlen të përmendet është se Elon Musk e konsideroi historinë “të rreme” në Twitter, duke mos elaboruar më tej.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat