Alpha Motors Montage debuton si një veturë elektrike me çmim prej 499 mijë dollarësh

Auto

Alpha Motors Montage debuton si një veturë elektrike me çmim prej 499 mijë dollarësh

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 21:40
Alpha Motors Montage

Alpha Motor Corporation ka filluar që të ofroj rezervime për një model të ri që nuk duket si asgjë tjetër nga marka e veturave elektrike. Montage Coupe i ngjan një modeli modern të makinave sportive klasike britanike të viteve 1950 si Bentley S1 Coupe dhe Morgan Plus Four.

Çmimet për këtë model me nuancë retro, me prodhim të kufizuar fillojnë nga 482,000 euro (499,000 dollarë – afërsisht 420,600 funta).

Alpha thotë se Montage është i disponueshëm me një njësi lëvizëse elektrike opsionale që prodhon 201 kuaj fiqi dhe 3,335 Njuton-metra fuqi rrotulluese. Fuqia shkon në rrotat e pasme përmes një kuti ingranazhi me një shpejtësi me një raport 9.53, raporton motor1, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i kompanisë nuk thotë nëse kjo sasi masive e rrotullimit është në rrota pas shumëzimit të fuqisë rrotulluese nga kutia e marsheve, por në përgjithësi kështu ndodh me këto shifra të lartëpërmendura. Për shembull, GMC fillimisht i kishte dhënë Hummer EV fuqi rrotulluese prej 15,591 njuton metër duke përdorur të njëjtën metodë.

Në listën e specifikimeve të kompanisë nuk renditet prodhimi për sistemin elektrik standard të Montage.

Ndërsa, nuk është i qartë as kapaciteti i baterisë. Alpha thotë se është një paketë litium-jon e ndërtuar me porosi, e cila siguron distancë prej rreth 402 kilometrave të ngasjes me një karrikim. Nuk ofrohet as performanca e karikimit.

“Ndërsa arrijmë momente historike përgjatë rrugës tonë drejt prodhimit masiv, krijohen mundësi për të ndërtuar automjete speciale. Montage u krijua për të bashkuar njerëzit për të mbështetur elektrifikimin”, tha Alpha Motor Corporation në prezantimin e modelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat