Elon Musk heq dorë nga shitja e aksioneve të Tesla-s

Auto

Elon Musk heq dorë nga shitja e aksioneve të Tesla-s

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:25
Elon Musk

Drejtuesi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka thënë se nuk do të shesë më nga aksionet e tij në kompani për dy vjet.

Musk, i cili themeloi prodhuesin e automjeteve elektrike, po fliste në një bisedë audio në Twitter Spaces kur tha se ekonomia ka të ngjarë të jetë në një “recesion serioz” vitin e ardhshëm.

Bordi i Tesla-s është i hapur ndaj mundësisë së kthimit të aksioneve, tha ai, por kjo do të varet nga sa i keq është recesioni.

Miliarderi, i cili gjithashtu zotëron Twitter dhe SpaceX, ka thënë më parë se nuk do të shesë më aksione të Tesla-s por vazhdonte të bënte të kundërtën.

Në prill, ai shiti afërsisht 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s dhe më pas tha se “nuk do të kishte shitje të tjera të planifikuara pas sot”, por ai shiti sasi të mëdha aksionesh disa herë që atëherë.

Javën e kaluar, ai bëri të ditur se shiti aksionet e tij me një shumë prej 3.6 miliardë dollarë.

“Më duhej të shes disa aksione për t’u siguruar, për të qen[ i përhatitur ndaj skenarit më të keq,” tha ai.

Aksionet e Tesla-s kanë rënë me pothuajse 70% këtë vit deri më tani, mes shqetësimit të investitorëve se Musk ka pësuar rënie të aksioneve nga ngjarjet në Twitter që kur mori përsipër platformën në tetor.

Pavarësisht kësaj, Musk u shpreh se Twitter është një kompani relativisht e thjeshtë për t’u drejtuar, duke thënë se është “ndoshta 10% e kompleksitetit të Tesla”.

Musk shpenzoi 44 miliardë dollarë për të blerë Twitter, duke u zotuar të përmirësojë platformën duke llogaritë e rreme dhe do të përmirësonte lirinë e fjalës, por nuk ka qenë një udhëtim i lehtë.

Ai ka marrë një sërë vendimesh të diskutueshme politikash dhe shumë reklamues të mëdhenj e kanë braktisur platformën ndërsa shqetësimi rritet për drejtimin e saj, dhe për aftësinë e saj për të paguar interesin për borxhin prej 13 miliardë dollarësh që Musk mori për ta blerë atë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat