Artistja italiane duke “pikturuar” një Lamborghini Aventador SVJ në rrugë

Auto

Artistja italiane duke “pikturuar” një Lamborghini Aventador SVJ në rrugë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Çdo Lamborghini Aventador SVJ është i veçantë, por ky shembull i veçantë në Japoni, është më i mrekullueshëm se shumica.

Disa javë më parë, pronari lejoi një artiste italiane të quajtur Elisa Chana Cecchetti të ngjyroste me dorë pamjen e jashtme të supermakinës italiane drejtpërdrejt në një ngjarje makinash.

Dhe rezultati i përfunduar është jashtëzakonisht interesant.

Cecchetti nuk ishte “e armatosur” me asgjë, përveç disa furçave të bojës dhe ngjyrave të ndryshme.

Njëra anë e makinës ka shumë bojë jeshile dhe blu, ndërsa ana tjetër dominohet nga e verdha, e kuqja dhe portokallia.

Prodhimi i supermakinës me fuqi V12 përfundoi së fundmi dhe së shpejti do të zëvendësohet.

Ndërsa ne nuk e dimë ende se si do të quhet pasardhësi i tij, një mori prototipash janë testuar në muajt e fundit, duke zbuluar se do të ketë një pamje interesante, por që do të ruajë ende formën bazë klasike. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat