Honda tërheq më shumë se 200 mijë automjete nga tregu

Auto

Honda tërheq më shumë se 200 mijë automjete nga tregu

Më: 1 janar 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Honda Motor ka tërhequr më shumë se 200 mijë të prodhuara në Kinë, duke përmendur problemet me sensorët e pedalit të frenave që mund ta vështirësojnë ndalimin.

Prodhuesi japonez i automjeteve ka tërhequr 105.608 vetura hibride të ndërtuara midis tetorit 2018 dhe shtatorit 2020 në sipërmarrjen prodhuese me Dongfeng Motor Group, ka thënë Administrata Shtetërore e Rregullimit të Tregut të Kinës, raportoi Bloomberg.

95.081 vetura të tjera nga partneriteti i veçantë i Hondas me Guangzhou Automobile Group gjithashtu janë tërhequr për shkak të të njëjtit problem.

Honda montoi 1.62 milionë automjete në Kinë në vitin e saj të fundit fiskal, i cili përfundoi në mars, 14 për qind më pak se një vit më parë. Dy partnerë lokalë do të testojnë automjetet dhe do të zëvendësojnë komponentët, pra pedalet e frenave, të cilat mund të çojnë në dështim, sipas njoftimit.

Aksionet e Hondas ranë deri në 1.3 për qind në Tokio të enjten në nivelin më të ulët që nga marsi 2021, në baza ditore. Aksionet kanë rënë rreth gjashtë për qind këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat