Tesla në heshtje lanson Model Y më të lirë dhe më të ri për tregun amerikan

Auto

Tesla në heshtje lanson Model Y më të lirë dhe më të ri për tregun amerikan

Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Tesla në heshtje e shtoi një variant të ri të Model Y në ueb-sajtin e saj për klientët amerikan. Çmimi i kësaj veture fillon nga 49,990 dollarë.

Quhet thjesht “Model Y”, në krahasim me “Model Y Long Range” çmim i të cilës fillon nga 52,990 dollarë dhe “Model Y Performance”, me çmim prej 56,990 dollarëve.

Ky Model Y shpejtësinë prej 0-96kmh (0-60mph) e arrin prej 5 sekondash, ndërsa ka një shpejtësi maksimale prej 217 kmh (135mph) dhe një interval të vlerësuar EPA prej 432 në 449 kilometra (269 deri në 279 milje), rrezja e parë e vozitjes arrihet nëse zgjidhni rrota me madhësi prej 20 inç, ndërsa e dyta nëse i përmbaheni madhësisë standarde prej 19 inç, shkruan Arena EV.

Është një veturë elektrike me dy motorë me vozitje me të gjitha rrotat, megjithëse detajet e sakta në lidhje me fuqinë nuk janë bërë ende publike.

Mund ta porosisni në pesë ngjyra: Pearl White Multi-Coat ngjyrë e përfshirë në çmim, Midnight Silver Metallic ose Deep Blue Metallic prej 1,000 dollarëve shtesë, Solid Black 1,500 dollarë, ose Red Multi-Coat prej 2,000 dollarëve.

Si gjithmonë, ju mund të blini Autopilotin e Përmirësuar për një shtesë prej 6,000 dollarëve, ndërsa “Aftësia e plotë e vetëdrejtimit” që nuk është aspak e tillë do të kushtoj 15,000 dollarë.

Nëse porositni një Model Y të ri në SHBA tani, Tesla vlerëson se ajo do të dorëzohet ose deri në fund të këtij muaji ose gjatë majit. Disa njerëz po spekulojnë se ky version mund të përdorë bateritë “4680”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat