Targa “P7” shitet për 13.7 milionë euro në një ankand në Dubai

Auto

Targa “P7” shitet për 13.7 milionë euro në një ankand në Dubai

Më: 11 prill 2023 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Një targë e veturave me shifrat “P7” në ankandin “Most Notable Numbers” në Dubai është shitur për një shifër rekorde prej 13.7 milionë eurove (55 milionë dirhemë). Oferta filloi me 3.76 milionë euro (15 milionë dërhemë) të shtunën mbrëma dhe u rrit në mbi 7.52 milionë euro (30 milionë dërhemë) brenda sekondave.

Në një moment ofertimi u ndal për një kohë pasi arriti në 35 milionë dirhemë. Oferta u bë nga biznesmeni francez nga Emiratet, Pavel Valerievich Durov, themeluesi dhe pronari i aplikacionit Telegram. Edhe një herë oferta nxitoi me shpejtësi për të arritur në 13.7 milionë euro (55 milionë dërhemë). Oferta u bë nga “Paneli Shtatë”, i cili shprehu dëshirën të mbetet anonim. Turma duartrokiti me zë të lartë në çdo ofertë.

Në këtë ngjarje, e cila u zhvillua në hotelin Four Seasons në Jumeirah, u hodhën në ankand edhe disa targa të tjera VIP dhe numra telefoni, raportojnë mediet e huaja.

Nga ankandi u mblodhën rreth 25 milionë euro (100 milionë dërhemë), të cilat do të jepen për të ushqyer njerëzit gjatë Ramazanit.

Ngjarja u organizua nga Emirates Auction, Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe kompanitë e telekomunikacionit Etisalat dhe Du.

Të gjitha të ardhurat nga ankandi i numrave më fisnikë do të shkojnë në fushatën One Billion Meals, e cila u nis për të nxitur përpjekjet për të luftuar urinë në botë. Fondi prej një miliard ushqimesh u lansua nga Sheikh Mohammed bin Rashid, Zëvendës President dhe Sundimtar i Dubait, në përputhje me frymën bujare të Ramzanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat