Pamjet/ Punë sekondash, Tesla-n e lëshon toka në Tajvan

Auto

Pamjet/ Punë sekondash, Tesla-n e lëshon toka në Tajvan

Më: 4 maj 2023 Në ora: 08:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Të enjten e shkuar në qytetin Zhubei të Tajvanit, në një rrugë është hapur toka dhe për punë sekondash ka përpirë një veturë Tesla Y të parkuar. Kamera e vëzhgimit nga objekti afër ka kapur momentin.

Për fat të mirë s’ka pasur të lënduar. Tesla ka pësuar dëme.

Pronari i veturës ishte në hotel në atë minutë dhe kur e ka parë ngjarjen në televizor është shokuar, shkruan “DriveTesla”.

Ai ka treguar se veturën e kishte blerë që vetëm një muaj dhe se e kishte vozitur vetëm pesë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat