Gotion prezanton baterinë e parë në botë LFP që ofron rreze të vozitjes prej 1,000 kilometrave

Auto

Gotion prezanton baterinë e parë në botë LFP që ofron rreze të vozitjes prej 1,000 kilometrave

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Dalëngadalë po mësohemi me idenë e një baterie të veturave me një rreze të vozitjes prej mbi 1,000 kilometrave, Zeekr 001 sapo doli në shitje me qelizën Qilin dhe po ashtu edhe vëllai i tij MPV, 009.

Disa vite më parë, nocioni i një baterie të aftë për të ofruar më shumë se 1,000 kilometra rreze të vozitjes ishte një përrallë. Tani një kompani kineze po merret me hapin tjetër – duke zëvendësuar kiminë NCM me një bazë më të lirë, LFP.

Arena EV shkruan se menjëherë kanë hasur në një pengesë – bateria e prezantuar nga Gotion nuk është një bateri LFP. Rezulton se përparimi nuk është aq i thjeshtë sa do të shpresonte shumica prej nesh dhe inxhinierët e Gotion duhej të bënin një mashtrim të vogël.

Përderisa është e mundur që të kesh një bateri LFP me rreze prej mbi 1,000 kilometrave, përmasat e saj do ta pamundësonin përdorimin e saj në veturat e pasagjerëve, dhe rritja e përmasave të saj nuk do të kishte kuptim, pasi veturat do të bëheshin më të rënda.

Bateria e re L600 FMP bazohet në kiminë e fosfatit e litiumit të hekurit me magnez të shtuar. Pako e baterisë quhet “Astroinno Battery”, dhe u prezantua në një konferencë teknologjie të organizuar nga Gotion.

Qelizat e reja kanë një densitet mbresëlënës energjie prej 240Wh/kg, ose 525Wh/L dhe ato mbështesin deri në 4,000 cikle karikimi në temperaturën e dhomës. Ky numër bie në 1,800 cikle në temperatura të larta.

Këto shifra mbresëlënëse nënkuptojnë se një bateri e gatshme për prodhim, duke përdorur qelizat L600 LMFP duhet të ketë një densitet energjie prej 190Wh/kg, që është tashmë më e lartë se bateritë kryesore LFP, të cilat zakonisht kanë një densitet prej rreth 150Wh/kg.

Përmirësime të mëtejshme u bënë në dizajnin e baterisë e cila përmban një strukturë “sanduiç” me teknologji të ftohjes së lëngshme të dyanshme, e ngjashme me atë që kemi në bateritë “Qilin”.

Pako e baterisë e ndërtuar me qelizat e reja L600 ka një përdorim volum prej 76 për qind dhe përdor me sa duket 80 metra më pak kabllo elektrike se modeli i mëparshëm. Komponentët strukturorë zvogëlohen me 45 për qind dhe pesha e tyre zvogëlohet me 32 për qind të tjera duke rezultuar në një paketë baterie shumë efikase për energji. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat