Porche për përvjetorin jubile prezanton bishën luksoze

Auto

Porche për përvjetorin jubile prezanton bishën luksoze

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:07
“Mission X”

Së fundmi Porsche ka festuar përvjetorin e 75-të duke lançuar një supermakinë të re spektakolare me vlerë 2 milionë paund. I quajtur “Mission X”, Porsche dy vendësh mund të arrijë deri në 200 milje për orë dhe shkon nga 0 në 62 mph në më pak se dy sekonda, duke marrë titullin e makinës më të shpejtë në botë.

Porsche madje ka ndryshuar në mënyrë delikate distinktivin e saj të kalit për të përkujtuar përvjetorin. Inxhinierët po punojnë në një regjim të shpejtë karikimi që do ta shohë atë të karikuar në 80% në më pak se dhjetë minuta ose dy herë më shpejt se 18 minutat e marra nga një Taycan Turbo S.

Shumë ekspertë pasi panë makinën thanë se është makina elektrike e ëndrrave, me Porsche që pritet të dalë në prodhim si një edicion i kufizuar i drejtuar për entuziastët dhe koleksionistët super të pasur. Ishin vetë bosët e Porsche që zbuluan makinën e re në një festë të mbushur me yje në selinë e tyre në Zuffenhausen pranë Shtutgartit.

Image
“Mission X”

Makina e re shënon ambiciet e prodhuesve gjermanë të performancës për të ardhmen e saj elektrike të shekullit 21 dhe synon të tregojë se si Porsche do të kombinojë fuqinë e madhe me ndërtimin e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat