Prodhuesi i gomave Michelin do të mbyllë tri qendra prodhimi në Gjermani – preken rreth 1,500 punëtorë

Auto

Prodhuesi i gomave Michelin do të mbyllë tri qendra prodhimi në Gjermani – preken rreth 1,500 punëtorë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Prodhuesi francez i gomave Michelin tha të martën se do të mbyllte tri qendra prodhimi në Gjermani.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo kompani do të transferonte qendrën e shërbimit të klientit në Poloni.

Siç thuhet më tej, arsyeja e një vendimi të tillë është për shkak të një “mungesë konkurrence të operacioneve tona gjermane për tregjet tona evropiane dhe ato të eksportit”.

Kështu, kompania do të ndërpresë operimet në vendet e saj në Karlsruhe, Trier dhe Homburg deri në fund të vitit 2025, duke prekur 1,532 vende pune.

Grupi aktualisht punëson më shumë se 8,000 njerëz në të gjithë Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, sipas faqes së tij të internetit.

Michelin njoftoi gjithashtu 1,400 shkurtime të vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar. Një qendër tjetër gjermane, në Bamberg, u mbyll në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat