Për vetëm tetë orë, Golfi me naftë konvertohet në veturë elektrike

Auto

Për vetëm tetë orë, Golfi me naftë konvertohet në veturë elektrike

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Një kompani startup në Gjermani ka një ide interesante kur bëhet fjalë për konvertimin e veturave.

E-Revolt me bazë në Dachau pretendon se mund ta kthejë një veturë me naftë në një automjet elektrik në vetëm tetë orë.

Kjo nuk është një ide revolucionare, por duket se e-Rovolt ka arritur të optimizojë të gjithë procesin si askush më parë. Shumica e kompanive specializohen në konvertimin e automobilave premium, por ky startup arriti të shndërrojë një VW Golf Mk VII në një “transmetues klasik”.

Çmimi për këtë shërbim është nga 12 mijë deri në 15 mijë euro, siç tha kompania për Euronews Next, ndërsa sa i përket gamës, e-Revolt pretendon se bateritë e tyre kanë kapacitet të mjaftueshëm për të kaluar 250 deri në 300 kilometra.

Procesi i konvertimit shkon kështu: pas një kontrolli paraprak, motori SUS dhe pjesët e tjera që nuk nevojiten më hiqen. Pastaj, në vendin e rezervuar normalisht për motorin SUS vendoset motori i ri, i ashtuquajtur “korniza”, si dhe modulet që u mundëson pjesëve të reja të funksionojnë siç duhet.

Edhe pse kjo nuk tingëllon keq, ka ende disa pyetje pa përgjigje, për shembull sa kohë duhet për të ngarkuar baterinë, ose sa i fuqishëm është motori i ri elektrik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat